Përfaqësuesi i Kombëtarës së Kosovës Florent Hadergjonaj ka thënë se stadiumeve po iu mungojnë tifozët.
Ai tha se po vërehet mungesa e tyre veqanërisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Pa tifozë që një vit po bëjmë ndeshje, si masë kundër koronavirusit. Me Kombëtaren po na mungojnë shumë. Kur luajmë në “Fadil Vokrri” atmosfera është fantastike dhe na japin ekstra energji tifozët. Edhe ne po e ndjejmë si lojtarë mungesën e tyre. Po na mungojnë shumë”, ka thënë Hadërgjonaj në SportsShow.
/RTV-Okarina/