Greva vazhdon, as sot s’ka qarkullim të autobusëve

 

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik po vazhdon edhe sot. Në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përkatësisht para qeverisë, drejtues të Shoqatës së Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të bëjnë një paraqitje publike para mediave në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Marshi-protestues me autobusë i paraparë për sot nga kjo shoqatë ka filluar në orën 10:00.

 

 

Ndërsa, në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë, rreth 250 kompani të autobusëve kanë protestuar edhe të premten në Prishtinë.

E rikujtojmë që nga e mërkura, Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, ka ndalur qarkullimin e autobusëve.

/RTV-Okarina/