Kurti arrin në Kuvend, sot do t’a prezantojë kabinetin qeveritar të Republikës së Kosovës

 

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka arritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive e legjislaturës së tetë, ka nisur para pak minutave, ndërsa mësohet se edhe votimi i qeverisë “Kurti 2” është në agjendën e ditës së sotme.

 

 

Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë zgjedhur emrat e ministrave, ndërsa ata do të prezantohen sot para votimit të Qeverisë.

/RTV-Okarina/