Drenica barazon ndaj kampionit në fuqi Drita


Sot ka startuar java e 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka qenë  nikoqir i Drenicës.

Ndërsa, kjo lojë ka përfunduar me rezultat 1:1, golin për ekipin e Drenicës  e ka shënuar Baton Zagjërba në minutën e 42, ndërsa për vendasit ka shënuar Bujar Shabani në minutën 29.

Pas 26 xhirove, Drita ka 55 pikë dhe është lidere, ndërsa Drenica është në vendin e parafundit me 27 pikë.

/RTV-Okarina