Në Malishevë hajnat vjedhin stoli ari dhe para të gatshme

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar se në shtëpinë e tij kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00 në fshatin Llozicë, në Malishevë.

Siç thuhet në raport, rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovarë ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.