Policia e Kosovës të premten ka njoftuar se brenda një jave janë arrestuar 19 persona me urdhëresë nga gjykata
Sipas njoftimit të PK-së, të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme penale si: Vjedhje e rëndë, Vjedhje, Mashtrim, Kanosje, Dhunë në familje, Narkotik,
Armëmbajtje pa leje, Sulm, Lëndim trupor, Rrezikim i trafikut publik, Vjedhje e shërbimeve.
“Policia e Kosovës – stacionet policore nё kuadër të Drejtorisë rajonale të
policisë në Pejë, nga 12.03.2021 e deri më 19.03.2021 (periudha një javore), ka arrestuar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) persona me urdhëresë nga gjykata.
Personat e arrestuar kanë kryer veprat penale:
Vjedhje e rëndë, Vjedhje, Mashtrim, Kanosje, Dhunë në familje, Narkotik,
Armëmbajtje pa leje, Sulm, Lëndim trupor, Rrezikim i trafikut publik, Vjedhje e shërbimeve.
Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në gjykatën kompetente për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia e Kosovës çdo javë publikon identitetin dhe fotografinë e personave të kërkuar në mënyrë që qytetarët t’i dalin në ndihmën në kapjen e tyre