Pas kësaj u.d i Presidentit të vendit do të mandatoj kandidatin për kryeministër të ardhshëm.
Në ndërkohë tash e disa ditë janë publikuar disa nga emrat që mund të jenë ministra kabinetit të ardhshëm të Qeverisë Kurti 2.
Kryetar i Kuvendit, pritet të jetë Glauk Konjufca, Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta drejtojë Donika Gërvalla, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ministrinë e Shëndetësisë pritet ta udhëheq Arben Vitia, ndërsa Faton Peci ose Hajrullah Çeku janë përmendur si kandidatë për ministër të Kulturës, mirëpo ende nuk dihet nëse Faton Peci do të kalojë të udhëheq Ministrinë e Bujqësisë, kurse Çeku do të mbetet në Ministrinë e Kulturës.
Albulena Haxhiu është përmendur si kandidate për ministre të Drejtësisë, Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati janë përfolur si kandidat të mundshëm për të drejtuar Ministrinë e Financave, por edhe që Besnik Bislimi të jetë kryeministër, ndërsa Rozeta Hajdari si kandidate për ministrinë e Tregtisë.
Ministrinë e Mjedisit pritet ta udhëheq Liburn Aliu, kurse Ministrinë e Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi. Ende nuk dihet për post ministror nga Lista Serbe dhe komuniteti serb në vend.
E nëse këta persona marrin poste ministrore, atëherë këta emra pritet që në Kuvendin e Kosovës të zëvendësohen me deputetët e rinj të cilët kanë marrë vota të mjaftueshme në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Zëvendësimi i deputetëve është i rregulluar edhe me Kushtetutë të Kosovës.
Në bazë të nenit 70, pika 3 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se “mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai emërohet anëtarë i Qeverisë së Kosovë. Pika 4 e këtij neni po ashtu përcakton se vendet e liruara të deputetëve në Kuvend, plotësohen menjëherë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin”.
Telegrafi ua sjell emrat e kandidatëve për deputetë nga LVV-ja që pritet t’i zënë vendet në Kuvend, pas formimit të Qeverisë Kurti 2.