Deçan: Policia jep detaje rreth vdekjes së ish-drejtorit të Shëndetësisë

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së ish drejtorit të shëndetësisë në Komunën e Deçanit.

Policia njofton se ish drejtori Mustafë Hasanaj është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:50.

 

 

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast”.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

 

\RTV-Okarina\