Për shkak të mossubvencionimit nga Qeveria e Kososvës, sot autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve në shenjë pakënaqësie me anë të protestës do të parakalojnë nëpër kryeqytet.
Sipas njoftimit, autobusët do të nisen nga Veterniku tek Menza e Studentëve dhe rreth Prishtinës, pa penguar komunikacionin.
Në komunikatë thuhet edhe se bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (psh. pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa 50 % të qirasë, pagesa e 170 eurove).
Në fund të komunikatës thuhet se pandemia COVID-19 ka prekur shumë sektorë dhe se është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset.
/RTV-Okarina/