Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka shkuar në zyrat e EULEX-it në Prishtinë për t’u intervistuar nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Koci, që do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, ka shkuar atje së bashku me avokatin e tij, Arianit Koci.
Rreth tri javë më parë, përmes një postimi në “Facebook”, Koci ka njoftuar se Specialja ia ka dërguar një ftesë për intervistim.
“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, ka shkruar Koci.