1 i vdekur dhe 15 raste të reja me covid-19 në Skenderaj

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është konfirumar 1 rast i vdekjes në Skenderaj, person i moshës 71 vjeç.

Gjithashtu, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Po ashtu janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me covid-19 në Skenderaj, rastet pozitive vijnë nga: Skenderaj 12 raste,Klinë e Epërme 1 rast, Prekaz i Poshtëm 1 rast dhe Llaushë 1 rast.

Ndërsa në tërë vendin janë regjistruar 704 raste të reja me covid-19..

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 265 raste, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë.