Sonte do të mbahet një manifestim i heshtur përkujtimor, për Sebahate Morinën, 44 vjeçaren, të cilën më 14 mars në Prishtinë e vrau ish-bashkëshorti i saj, Lulzim Sopi.
Në njoftim thuhet se manifestimi do të mbahet sonte rreth orës 18:00 deri në orën 19:00 në sheshin “Skënderbe”, në Prishtinë.
Grupi i aktivisteve që kanë organizuar këtë manifestim përmes një njoftimi publik kanë deklaruar se organizimi ka për qëllim të kërkojë llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës që si zinxhir institucional siç thuhet në njoftim po dështojnë t’i mbrojnë gratë nga pandemia e femicidit në shoqërinë tonë.