Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 3500 kg miell për banorët e Skenderajt

Sot, Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 3500kg miell, për Komunën e Skenderajt.

E këtë e ka bërë të ditur Kryetari Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, i cili ka treguar se këto  do të shpërndahen nga zyrtarët komunal për familjet në nevojë

“3500 kg miell ka dhuruar Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” për komunën tonë, të cilat do të shpërndahen nga zyrtarët komunal për familjet në nevojë”. shkroi ai

Gjithashtu, Jashari falënderoi Halil Kastrati, shoqatën dhe donatorët e kësaj shoqate.

Postimi i plotë:

 

3500 kg miell ka dhuruar Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” për komunën tonë, të cilat do të shpërndahen nga…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on E enjte, 18 Mars 2021