Në Deçan vdes një person pas lëndimeve që mori

Një person sot ka ndërruar jetë rreth orës 08:30, në Spitalin Rajonal të Pejës pas disa lëndimeve të marra në fshatin Strellc i Ulët, në Deçan.

“Sot rreth 07:55 stacioni policor në Deçan është njoftuar se një person është i lënduar. Policia menjëherë ju ka përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dal dhe emergjenca e Mjekësisë Familjare. Aty kanë takuar dhe një person të lënduar dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe më vonë diku rreth orës 08:30 ka ndërruar jetë. Të gjitha njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Këto janë informatat që i posedojmë për momentin deri në raportin tjetër”, ka thënë [Policia