Lëndohen tre persona pas një rrahje në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në rrahje, dhe për pasojë lëndime kanë pësuar tre persona meshkuj kosovarë.

Njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve nga mjeti mprehtë-thikë, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa dy të lënduarit tjerë kanë lëndime nga mjete të forta.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së shkurtë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.