Vaksinohet 22 përqind e popullsisë në Amerikë

 

Mbi 113 milionë doza të vaksinës antiCovid-19, janë administruar në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve ka njoftuar se kjo përbënë 77 përqind të të githa vaksinave të shpërndara.

E deri më tani, në Amerikë është një në tetë amerikanë që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Janë 22 përqind e popullsisë që kanë marrë këtë vaksinë – apo 74 milionë amerikanë, që kanë marrë njërën dozë, kurse 40 milionë, apo 12 përqind janë vaksinuar plotësisht.

/RTV-Okarina/