Procesi i nisur qysh dje, për regjistrimin e deputetëve të Legjislaturës së Tetë me radhë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.
Sot, do të regjistrohen deputetët e PDK-së dhe të LDK-së.
Kujtojmë që dje u regjistruan ata të VV-së, teksa ky proces do vazhdojë edhe nesër.
Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e Tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00.
/RTV-Okarina/