Bledar Devolli ka jepur dorëheqje sot, ai është larguar nga drejtimi i KF.Drenica pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës, dhe rezultateve të dobeta.
E dorëheqjen e tij e kanë bërë të ditur drejtues të klubit, ku sipas tyre pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, Devolli ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme.
“Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë” shkruan ata. Gjithashtu drejtues të klubit e falendëruan Devollin për punën dhe angazhimin e tij.
Njoftimi i plotë:
Bledar Devolli ndahet me klubin!
Skenderaj – 17-03-2021
Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.
Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.
Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës.
Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim.
/RTV-Okarina/