Fillon regjistrimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës

 

Të zgjedhurit e popullit që kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë filluar të regjistrohen si deputetë në Kuvendin e Kosovës,para se të marrin pjesë në konstituimin e legjislaturës së VIII.

 

 

Të parët që do të regjistrohen janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Vjosa e më pas deputetët e subjekteve tjera.

Seanca konstituive do të mbahet të hënën, më 22 mars 2021, në orën 10:00.

\RTV-Okarina\