Përfaqësuesi i goranëve në Kosovë, Adem Hoxha, pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se kanë kërkesa minimale në favor të baraspeshës poltiike.
Hoxha ka thënë se nuk e shohin bllokadën si zgjidhje politike të problemeve.
“Sot ishim në takim me kryeministrin dhe presidenten e ardhshme. Biseda ishte konstruktive. Ne si përfaqësues të popullit goran angazhohemi për një shoqëri multietnike në Kosovë. Ne nuk e shohim bllokadën si zgjidhje politike të problemeve.
Ne kemi kërkesat tona minimale në favor të baraspeshës politike. Unë shpresoj që do të kemi mirëkuptim me presidenten dhe kryeministrin dhe do të jemi bashkë në këtë rrugë”.
/RTV-Okarina/