Kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të premten do të mbajë takim me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.
E siq duket, Abdixhiku para takimit të së premtes do të mbajë takim edhe me deputetët e zgjedhur të subjektit të cilin ai e udhëheq.
“Nesër do të takoj grupit parlamentar të LDK-së me të cilët do të bisedoj”, ka thënë Abdixhiku mbrëmë në T7.
“Fillimisht duhet të ju flas njerëzve të mi të partisë, takimi është konfirmuar për të premten për në ora 14:30, në këtë takim do të shkoj me z.Kujtim Shala”.
Kemi marrë një letër konstruktive e më pas e kam kthyer atë në mënyrë konstruktive. Jemi marrë vesh që takimi të ndodhë të premten në orën 14:30”, shtoi Abdixhiku.
/RTV-Okarina/