8 të vdekur nga një sulm me armë në SHBA

 

Tetë persona, përfshirë gjashtë gra aziatike, janë vrare në tre SPA (qendra masazhi) në Gjeorgji të ShBA-ve.

Policia tha se katër persona janë vrarë në një qendër masazhi në Acëoth, periferi të veriut të Atlantës, ndërsa katër të tjerë janë vrarë në dy SPA të ndryshme të qytetit.

 

 

 

 

Mësohet se një 21 vjeçar është arrestuar i cili dyshohet të ketë lidhje me tre sulmet e kryera. Ende nuk ka të dhëna rreth motiveve të sulmit.

Në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur numri i krimeve ndaj shtetasve aziatiko-amerikan.

/RTV-Okarina/