Luljeta Aliu kërcënohet publikisht

Luljeta Aliu, aktivisitja për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara është kërcënuar publikisht në një postim në facebook

Aliu ka ndarë në rrjetin e saj social kërcënimin me jetë që i është bërë nga një person i gjinisë mashkullore, duke e quajtur njeri primitiv.

Ky është postimi i plotë i Aliut:

Qe neandertalat si duken. Per keta, gruja nuk guxon me braktise burrin, edhe pse ai eshte i dhunshem, mashtrues, rrenc, tradhëtar. Për këta, ajo duhet me nejte e me duru e mos me kallxu qe ai si tinzak që është, sillet si njeri shumë i mirë e modern, e brenda 4 mureve të torturon emocionalisht e psiqikisht e fizikisht. E i korrupton polici e prokurori e gjyqësor, sepse lehtë korruptohen, janë kështu shumica si këta, primitivë. Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që ju bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky. E ky tjetri, që as shqip nuk din me shkru, ta shan demokracinë, sepse ua lejoi grave me ju ba ballë njerëzve primitivë si këta.