Përmes një postimi në llogarinë facebook, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur që pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Zëvendës Ministrin e Arsimit në detyrë, Xhavit Rexhaj, kanë vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta kundër Covid-19, pasi që trendët janë stabile.
Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së , IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve.
Përkundër ngarkesave, institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota dhe furnizimi me barna është stabil. Ndërsa Komiteti për Imunizim dhe institucionet përkatëse janë duke i kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme që sapo të arrijë kontingjenti i parë i vaksinës COVAX, menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve.
/RTV-Okarina/
Postimi i plotë:
Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, drejtorin e…
Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, March 16, 2021