Glauk Konjufca, pritet të jetë kryetar i Kuvendit

 

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit tashmë është në finalizimin e ndarjes së posteve qeveritare dhe legjislative.

E kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, siq duket do të jetë  Glauk Konjufca,  i cili këtë post e kishte provuar për një kohë shumë të shkurtër, më 26 dhjetor 2019.

Sot, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 22 mars të konstituohet Kuvendi i ri.

 

 

Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu.

Në rend dite do të jenë:

  1. Formimi i Komisionit per verifikimin e mandateve
  2. Betimi i deputetëve
  3. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

/RTV-Okarina/