Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje që t’i zhvillojnë dy përballje brenda këtij viti.
Dy kampionët e peshave të rënda janë duke tentuar që të shpallen kampion të unifikuar të peshave të rënda, derisa adhuruesit e boksit kanë mundësinë që të shohin një spektakël.
Takimi i parë pritet që të zhvillohet në fund të muajit qershor në Arabinë Saudite, derisa secili nga boksierët do të marrin mbi 100 milionë euro.
Ka edhe disa detaje për të përfunduar në marrëveshjen mes dy boksierëve, mirëpo gjëra janë duke shkuar në rrugën e duhur.
Pas marrëveshjes së nënshkruar, Joshua dhe Fury duhet të presin për datën dhe vendin e saktë se ku do të takohen me njëri-tjetrin.
\RTV-Okarina\