Arrestohet shtetasi i Shqipërisë pasi ai fyen zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë për fyerje të zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të dielën në ora 17:25.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull – shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti ka penguar, fyer dhe nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policorë”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.