Avokati Arianit Koci ka postuar disa fotografi të vajzës pas përdorimit të sprejit nga policia ndaj saj. Ajo kishte deklaruar se punon në QKUK dhe vuan nga astma.
Koci ka thënë se qytetarja Emina Haxhiu, është në gjendje jo të mirë shëndetësore, teksa i bëri thirrje Inspektoratit Policor që të veprojnë në përputhje me ligjin.
Postimi i tij i plotë:
Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin, ndaj një vajze të re – është pabesueshme.
Katastrofë!
Emina Haxhiu ka qenë sot duke e shëtitur qenin e vet 8 muajsh – qen i butë i cili ende nuk din me lehë.
Polici i është afruar Eminës në mënyrë agresive, dhe ka këkuar që qenit t’i vendoset maska.
Znj.Haxhiu ka tentuar t’ia spjegojë policit që qenin është ende klysh – është i lidhur dhe se ende as me lehë nuk din.
Papritmas, edhepse kanë qenë fillimisht 4 polic, njëri e nxjerrë sprejin dhe e spërkatë në sy Eminën – duke ia rrezikuar jetën. Eminës i paraqitet astma akute.
Ende ka problem me frymëmarrje.
Në ndērkohë, vijnë edhe dy polic të tjerë.
Paramendoni këtë situatë: 4 plus 2 polic, kundër një vajze të re.
Duhet theksuar që polici me sprej dhe një police e kanë pasur sjelljen jashtëzakonisht të keqe – sipas të dëmtuarës.
Ftoj Inspektoratin Policor që menjëherë t’i merr xhirimet e kamerave të lokaleve përreth, dhe të veproj sipas dispozitave ligjore.
Emina sonte është në gjendje jo të mirë shëndetësore.