Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas fitores, Abdixhiku ka mbajtur një fjalim para delegatëve të partisë të cilët ia dhanë besimin.
Ai tha se sot hapet një faqe të re të rrugëtimit politik, për ta kthyer LDK-në në vendin e saj origjinal.
Abdishiku tha se LDK kultivoi e mbrojti vlera tradicionale, si pozite e opozitë, në nivel qendror e lokal edhe përballë frymave populliste.
“Nga vetvetja duhet te nisim rrugëtimin tone për rikthimin tonë të madh”, tha ai.
“Ju faleminderit nga zemra për besimin”, tha Abdixhiku në fillim të fjalimit.
Sot po e hapim një faqe të re në rrugëtimin tonë politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e saj origjinal”, tha Abdixhiku.
“LDK u tregua kujdestare e vlerave, promotore e secilit hap euro-atlantik. LDK nuk arriti të mbajë e as të rrisë votuesit e saj. Arsyen e vërtetë e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja duhet ta nisim rrugëtimin tonë të madh”, tha ai.