Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem – duke bërë kritika edhe ndaj Qeverisë Hoti dhe asaj potenciale Kurti.
Statusi i plotë:
Për disa javë, autoritetet e larta të Shtetit të Izraelit kanë pritur zyrtarisht koalicionin qeverisës dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve për ta hapur ambasadën në Jeruzalem, por askush nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Asnjëri nga zyrtarët e këtyre dy koalicioneve, nuk është përgjigjur në letrat dhe thirrjet telefonike lidhur me këtë proces. Përkundrazi, të frikësuar, në panik dhe të papërgjegjshëm i kanë ikur pjesëmarrjes për një njohje shumë të rëndësishme të Kosovës. Kanë braktisur rolin e tyre kushtetues dhe politik që u takon për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shtetit tonë.
Dykuptimësia e dobëson Kosovën kurse qartësia strategjike e rrit kredibilitetin e saj ndërkombëtar. Duke besuar se të tilla situata nuk do të përsëriten në të ardhmen, falendëroj SHBA-të dhe Izraelin për njohjen dhe fillimin e një kapitulli të ri ndërmjet shteteve, popujve dhe ekonomive tona