Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar punimet për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re.
Kuvendi në mënyrë unanime ka pranuar tri kandidaturat
Kandidatët për kryetar Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku dhe Lufti Haziri kanë dorëzuar kandidimet e tyre me shkrim para kuvendit.
Tashmë pritet që për pak të nis votimi në mënyrë të fshehtë. Ndryshe Isa Mustafa ka dorëzuar sot dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë dhe anëtarit të Kuvendit.
Menjëherë pas kësaj, Mustafa është larguar edhe nga punimet e Kuvendit.