Kryetari Jashari ka falënderuar të gjithë personat që kontribuan në menagjimin e pandemis

Sot është bërë një vit nga shfaqja e rasteve të para me covid-19, e  kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari   përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook” ka falendëruar të gjithë personat që kanë kontribuar në menagjimin e pandemis.

“Një vit pas, i falënderoj të gjithë ata që kontribuan gjatë kësaj periudhe: Mantelbardhët që qëndruan në vijen e parë të frontit, qindra donatorë e humanistë që kontribuan me mjete financiare e pako ushqimore për familjet në nevojë, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Komunal, mësimdhënësit dhe institucionet tjera lokale e qëndrore që punuan pa u ndalur në këtë situatë pandemike” shkroi ai

Gjithashtu Jashari tregoi se gjatë këtij viti pandemik  Komuna e Skenderajt ka ndihmuar 5 mijë familje në nevojë për 3 herë radhazi.

Postimi i plotë:

Sot një vit nga shfaqja e rasteve të para të COVID-19 në Kosovë, një vit me shumë sfida, por që falë kontributit të secilit ia arritëm që të kemi një menaxhim bukur të mirë të kësaj pandemie.

Një vit pas, i falënderoj të gjithë ata që kontribuan gjatë kësaj periudhe: Mantelbardhët që qëndruan në vijen e parë të frontit, qindra donatorë e humanistë që kontribuan me mjete financiare e pako ushqimore për familjet në nevojë, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Komunal, mësimdhënësit dhe institucionet tjera lokale e qëndrore që punuan pa u ndalur në këtë situatë pandemike.

Një falënderim i veçantë për qytetarët e komunës sonë për respektimim e masave anti COVID-19, edhe përkundër vështirësive të mëdha që kishim.

Gjatë kësaj periudhe jam angazhuar maksimalisht  në përkrahje të familjeve në nevojë, ku bashkë me donatorë e humanistë kemi përkrahur mbi 5 mijë familje për tri herë radhazi brenda vitit 2020.

Po ashtu kemi marrë vendim për ndarje të subvencioneve për të infektuarit dhe familjet e atyre që humbën betejen me këtë virus, të cilave edhe sot iu shprehi ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurve të tyre.

Lufta jonë kundër kësaj pandemie po vazhdon edhe sot, andaj bëj apel tek qytetarët që të mos neglizhojnë këtë virus por të shtojnë kundesin e tyre duke mbajtur maskën dhe ruajtur distancën.

Uroj që institucionet tona të rrisin angazhimin e tyre institucional në menyrë që sa më shpejtë të sillen në shtetin tonë vaksinën anti-COVID-19.

Bashkë, duke përkrahur njëri-tjetrin do të tejkalojmë edhe këtë sfidë jo të lehtë!

P.s Foto nga arkiva