BE pret formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog,  ka përshëndetur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai e ka vlerësuar mënyrën e shpejtë të certifikimit nga ana e KQZ-së dhe ka bërë thirrje që institucionet të formohen sa më shpejt.