Rritja e rasteve me Covid-19 ndryshon rangimin, 15 komuna në zonë të kuqe

 

Ministria e Shëndetësisë e ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 19 mars në zonën e kuqe janë 15 komuna:

Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda,Vushtrria dhe Lipjani.

 

 

Në zonën e verdhë janë 12 komuna:

Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna:

Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi.​

/RTV-Okarina/