Fitues i festivalit evropian të këngës këtë vit mund të jetë një kosovar. Të paktën kështu është favorizuar nga bastet kënga “Tout l’Univers” e Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears i cili e përfaqëson Zvicrën.
“Eurovision” do të mbahet më 2021 dhe si zakonisht do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe.
Netët gjysmëfinale do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi.