Sot në Shqipëri do të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës anti Covid-19, AstraZeneca.
Lajmin për ardhjen e mbi 38 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca e ka bërë të ditur dy ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama këtë e ka quajtur lajm të mirë duke thënë se menjëherë do të filloj vaksinimi i mësuesve.
“LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkroi Rama të mërkurën.
Të mërkurën deklaratë dha edhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.
Ajo deklaroi se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin.
Aktualisht në Shqipëri janë 35 mijë e 181 raste aktive.
\RTV-Okarina\