Pas shtimit të rasteve me COVID 19, mblidhet komiteti për vlerësimin e situatës

 

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mblidhet sot.

Takimi i komitetit do të mbahet në ora 09:00 në Qeverinë e Kosovës, kështu ka njoftuar Minsitria e Shëndetësisë.

 

 

 

Në takimin ku do të diskutohet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Gjatë së enjtes kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pati një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku u tha se do të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend, të enjten IKShPK- njoftoi për 8 raste të vdekjes dhe 632 raste të reja pozitive me COVID-19.

\RTV-Okarina\