Ikshpk-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 5 raste të reja me covid-19 në Skenderaj.
Rastet pozitive vijnë nga:Skenderaj 2 raste, Rezallë 2 raste dhe Burojë 1 rast.
Ndërsa në tërë vendin janë regjstruar gjithësej 632 raste pozitive, dhe 8 raste të vdekjes. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.318.