Vaksinën që pritet ta marrë Kosova e pezullojnë pesë shtete

 

Rregullatori i ilaçeve në Austri e ka pezulluar përdorimin e dozave të vaksinës së kompanisë AstraZeneca pasi katër pacientë u diagnostikuan me koagulim të rrezikshëm të gjakut pasi e morën këtë vaksinë.

Katër shtete tjera – Luksemburgu, Estonia, Lituania dhe Letonia – gjithashtu e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine në mënyrë që të ofrohet kohë për një komision të Agjencisë Evropiane të Ilaçeve që të kryejë hetime.

 

 

Rregullatori evropian i ilaçeve tha se sipas hulumtimeve preliminare, grupi i vaksinave në Austri ka pak gjasë të ketë pasur lidhje me vdekjen e një infermiereje 49-vjeçare, e cila e mori vaksinën e AstraZeneca-s.

Me këtë vaksinë, e cila do të prodhohet nga Instituti “Serum” në Indi, pritet të furnizohet edhe Kosova, por nuk dihet se kur saktësisht do të arrijnë dozat e para. Këto doza në Kosovë pritet të arrijnë si pjesë e programit COVAX.

/RTV-Okarina/