Preket me Covid-19 zyrtari në Fushë-Kosovë, Qendra për pajisjen me dokumente kufizon ofrimin e shërbimeve

 

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e Covid-19, është marrë vendimi, që Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë, të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër.

 

 

Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme, mund të bëhet në këtë qendër.

Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’u drejtohen qendrave të tjera me të afërta.

/RTV-Okarina/