Dy femra kanë raportuar në polici se dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e thikës, ua kanë grabitur telefonat dhe kuletat.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 11:00 në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së ftohet, u kanë grabitur telefonat dhe kuletat”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime nga njësitë relevante.
\RTV-Okarina\