Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha nuk ka dashur të flasë për përplasjen e nënkryetarit të kësaj partie, Pal Lekajt dhe ish-ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Berisha në emisionin “Pressing” në T7 thotë se i ka thirrë komisionerët dhe iu ka thënë se ‘Mos lshoni pe asnjëherë, mos e leni askënd me vjedhë’.
“Nuk po du me u përfshi në debatin e tyre…Mirëpo qeky është fenomeni, munden gjithkun me u ditë se çka ka ndodh. Bile unë porosin saherë jau kom dhon në degë, ‘Mos lshoni pe asnjëherë, mos e leni askënd me vjedhë”, tha Berisha, percjell Insajderi