Haziri: Këto do të jenë zgjedhje për t’i afruar edhe ata që janë larguar nga partia

 

Lutfi Haziri sot ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haziri ka thënë se këto zgjedhje të LDK-së janë për të afruar ata që janë larguar të pakënaqur dhe të dëshpëruar.

 

 

“Këto duhet të jenë zgjedhje të LDK-së, jo për të larguar të tjerët, por për t’i afruar ata që kanë humbur besim, ata që janë dëshpëruar dhe ata që janë larguar të pakënaqur, kur njerëzit nuk ndihen të eliminuar por bashkohen për të bërë shumë…Zgjedhje kur respektohet veprimtari dhe i hapet dera të riut”, tha ai.

Ai tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe ky rikthim i madh i LDK-së është guardian i politikës.

\RTV-Okarina\