Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për dy raste të parasë së falsifikuar në Suharekë.
Po ashtu në raportin 24 orësh janë raportuar edhe dy raste tjera të falsifikimit të parasë edhe në Prishtinë.
Raporti i plotë për rastet në Suharekë:
Suharekë, 09.03.2021 – 15:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se ka hasur në një monedhë prej 500 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Suharekë, 09.03.2021 – 15:20. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se ka hasur në një monedhë prej 500 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
\RTV-Okarina\