Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke pasur parasysh gjendjen aktuale me Covid-19, ka kritikuar partitë politike në vend. Ahmeti ka thënë se askush nuk ka përgjegjësi për këtë situatë që është dashur të kërkohet falje.
“Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthin i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushates.
Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?
Apo ti numërojmë e rinumërojmë njiherë e mandej merremi me të. Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa”, shkruan Ahmeti.
/RTV-Okarina/