Besa Luzha bënë rrëfimin prekës nga spitali, në ditën e 17-të me Covid

 

Analistja e njohur kosovare, Besa Luzha, ka plotë 17 ditë që ështe e infektuar me Covid -19. Ajo po qëndron prej nëntë ditësh në spital ku po trajtohet me kujdes.

Nga spitali dhe me shpresë se do të shërohet së shpejti, Besa Luzha, ka ndarë një rrëfim emocional për gjendjen e saj dhe të spitalit ku ndodhet.

 

 

“Dita e 17-të me virus
Dita e 9 në spitalin “Covid”
Nga shtrati kam nje pamje te bukur dhe te frikshme ne te njejten kohe. Bora qe po bie pa pushuar, bardhesia dhe ajri per te cilen kane nevoje mushkerite e demtuara eshte pjesa e bukur. E frikshmja, rruge e veternikut me vetura te kujdesshme qe te mos rreshqasin.

 Ekipi i mjekeve, fantastik. Seniore, mjek te rinj, te sigurte ne protokolin anti-Covid tashme te standardizuar pa pertese shikojne cdo gje qe mund te jete sulmuar nga virusi per ta adresuar.

 

 

Ju uroj nje mengjes dhe dite te mbare te gjithe juve miq. Mesazhet, thirrjet, interesimi, kujdesi juaj gjate ketyre diteve, me ka forcuar jashtezakonisht shume.
Kur perton me e vendose masken, mendo.
Kur don me u grumbullu dikah,mendo.
Kur thu, hajt se sme gjen mua asgje, mendo dy here.
Kujdes, kujdes, kujdes”,
thuhet ndër të tjera në rrëfimin e saj.

 

/RTV-Okarina/