Sot gjatë ditës do të përfundojë rinumërimi i votave të 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-së dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces.
“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme, lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.
/RTV-Okarina/