Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka , ka pasur përplasje dhe mospajtime kohëve të fundit edhe me anëtarë të partisë së tij, përkatësisht asambleistët të Lëvizjes Vetëvendosje.
Një e tillë ishte edhe me mos votimin e granteve dhe kredive të lëshuara nga BERZH-i nga ana e asamblistëve të LVV-së e të cilët nuk kishin marrë fare pjesë në seancë.
Një sjellje e tillë ishte e befasishme për Haskukën.
“Me të vërtet atë ditë kam qenë i befasuar nga të gjithë asambleistët, është marrëveshje shumë e mirë mes komunën dhe BERZH-it, se është kredi dhe grandë për energji efiçente, për 100 objekte publike. Për disa qendra kulturore, shtëpi të kulturës nëpër fshatra të Prizrenit të cilat do të furnizoheshin me dritare të reja dhe kulme të rinj. Jam befasu, por u befasova ma shumë se asamblistët nuk kanë qenë aty mos me votu”, tha Haskuka në Kanal 10.
Ai ka thënë se me mos votimin e kësaj marrëveshje nuk është bllokuar ai si person, por është bllokuar qytetari dhe komuna e Prizrenit.
“Kjo nuk është marrëveshje për mua, po për qytetin e Prizrenit, nuk është etike mos me i votu gjërat që janë për të mirën e Prizrenit dhe qytetarëve të saj. Nuk është në rregull. Nuk është faktikisht bllokim i punës teme por bllokim të punëve për qytetarët.
Haskuka ka theksuar po ashtu se një mos pjesëmarrje në votime si kjo ka pasur edhe disa herë të tjera. Se a po ndodh ky bojkotim i punës së tij nga partia e Haskukës dhe a po bëhet qëllimshëm, ai kishte këtë përgjigje.
“Nuk e di a është neglizhencë, nuk mendoj që është në rregull duke pasur parasysh që një pjesë e tyre kanë qenë me i prish koalicionet, normal që edhe zhvillimet politike na prunë në këtë gjendje ku ne nuk kemi shumicën në Kuvend. Mungesat janë të paarsyeshme”,theksoj ai.
/RTV-Okarina/