Gjatë pandemisë mbi 400 mijë shërbime janë kryer në Klinikën e Onkologjisë

Në Klinikën e Onkologjisë  janë kryer mbi 400 mijë shërbime gjatë pandemisë.

Këtë ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

 

 

“Mbi 400 000 shërbime të ndryshme të Klinikës së Onkologjisë gjatë kohës së pandemisë, punë e palodhur e stafit të Klinikës së Onkologjisë. Respekt për secilin person të Klinikes, nga stafi mbështetës,  infermierët, fizioterapeutët, fizikantët deri të mjeket. Faleminderit secilit nga ju”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, gjatë pandemisë me coronavirus janë prekur rreth 350 pacientë të cilët vuanin nga kanceri.