Lutfi Haziri nesër shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

 

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nesër do të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.

Kjo  është bërë e ditur përmes  degës së LDK-së në Gjilan.

 

 

“Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars)  në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror”, thuhet në njoftim.të 14 shkurtit 2021.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së ku do të zgjidhet kryetari i ri do të mbahet këtë të diele më 14 mars 2021 , pas rezultatit të dobët që partia e Isa Mustafës tregoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.